Roy Kean “gozhdon” yllin e Anglisë: Është “fikur” ka dy vite!

schedule16:45 - 28 Tetor, 2019

schedule 16:45 - 28 Tetor, 2019

Roy Keane u aktivizua për 12 sezone me Manchester United, teksa ishte kapiteni i ekipit të Alex Ferguson. Ish-luftëtari i mesfushës njihet për deklaratat e tij të drejtpërdrejta. Kësaj radhe është kapur me Delle Alli, mesfushorin ofensiv të Tottenhamit.

23-vjeçari shpërtheu shpejt, por dy sezonet e fundit ka vuajtur shumë. Dëmtimet kanë bërë të veten, por edhe lojtari i Spurs nuk po arrin të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Keane shpjegon shkakun e kësaj rënie dhe sulmon ashpër lojtarin anglez.

“Delle Alli është shembulli perfekt për t’u treguar futbollistëve se çfarë ndodh kur humbet urinë. Ai ishte i keq dhe luante gjithmonë në limite. Tani është inekzistent prej një ose dy viteve”, thekson Roy Keane. /abcnews.al

Dele Alli dhe Kean