E rëndë në Greqi/ Shqiptari shkon për të grabitur shtëpinë e një të reje dhe tenton ta përdhunojë

schedule13:27 - 24 Shkurt, 2024

schedule 13:27 - 24 Shkurt, 2024

Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini të Greqisë, ku një hajdut shqiptar, 30-vjeç, ka hyrë në një shtëpi dhe ka tentuar të përdhunojë 28-vjeçaren që banonte aty. Shqiptari hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

E reja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cila e ka goditur dhunshëm. Ai më parë ishte dënuar sërish për tentativë përdhunimi dhe ishte nën masën “detyrim paraqitje”. Në fakt, më pas, i riu nga Shqipëria ka tentuar ta përdhunojë nën kërcënimin e thikës, ndërsa ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit. Pas një ore mundim, 28-vjeçarja ka arritur të kafshojë përdhunuesin, i cili është arratisur.

E plagosur në fytyrë e duar, ajo ka denoncuar ngjarjen në polici. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit 30-vjeçar nga Shqipëria dhe e kanë vënë në pranga. /abcnews.al