Gjenden dy mina në Bushat, dyshohet se i përkasin vitit 1997

schedule17:03 - 23 Shkurt, 2024

schedule 17:03 - 23 Shkurt, 2024

Gjenden dy mina të paplasura në Shkodër. Minat e ndryshkura janë gjetur nga punonjës së bashkisë Bushat teksa po pastronin një kanal vaditës. Sipas policisë, dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit./abcnews.al