Kryeministrja daneze Mette Frederiksen u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Lviv, në perëndim të Ukrainës sot, një ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit rus të vendit.
Të dy udhëheqësit vizituan një varrezë dhe bënë homazhe për ushtarët e vdekur, tha zyra e presidentit ukrainas.
“Ne kurrë nuk do t’i harrojmë heronjtë që mbrojtën pavarësinë, lirinë dhe të ardhmen tonë”, tha Zelensky.
In Lviv, at the Field of Mars at the Lychakiv Cemetery, Prime Minister of Denmark Mette Frederiksen @Statsmin and I paid tribute to the fallen defenders of Ukraine.
We will never forget the heroes who defended our independence, freedom and future. Eternal glory to all who gave… pic.twitter.com/eYukcRnhcr
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 23, 2024
Danimarka, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, është një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe është ndër donatorët më të mëdhenj të ndihmës ushtarake për vendin, në raport me madhësinë e saj.
Kopenhagen njoftoi të enjten dhënien e ndihmës së re ushtarake për Kievin, në shumën prej 1.7 miliardë korona (230 milionë euro) dhe u bëri thirrje aleatëve të saj që të rrisin donacionet e tyre për të mbështetur Ukrainën.
“Koha nuk e ndihmon Ukrainën, vetëm veprimet llogariten në fushën e betejës. Lufta e Ukrainës për liri është lufta jonë”, tha Federiksen, duke vënë në dukje se ajo pret që vendi i saj të dorëzojë avionët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë këtë verë.
/abcnews.al