Florida, projekt-ligj që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të kenë akses në rrjetet sociale

schedule09:34 - 23 Shkurt, 2024

schedule 09:34 - 23 Shkurt, 2024

Florida miratoi të enjten një projekt-ligj që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin rrjetet sociale, një veprim i diskutueshëm mes një debati të ndezur në SHBA mbi efektet e tij tek të rinjtë.

Autoritetet amerikane kanë kritikuar gjithnjë e më shumë gjigantët e internetit, veçanërisht Metën, të cilin e akuzojnë se dëmton shëndetin mendor dhe fizik të të rinjve.

Projektligji në Florida, i cili ishte miratuar nga Senati, kaloi dje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit, me 108 vota pro dhe 7 kundër.

Tani mbetet që guvernatori Ron DeSandis, i cili ka shprehur rezerva  ta nënshkruajë atë në ligj.

Nëse DeSandis nënshkruan ligjin, kompanive të mediave sociale do t’u kërkohet të parandalojnë fëmijët nën 16 vjeç që të kenë një llogari në platformat e tyre dhe të mbyllin ato ekzistuese.

/abcnews.al