Bie amnistia penale/ Petraj: Justifikimet e opozitës, pretendime të pabaza. Marrëveshja për emigrantët? Pozitive, Shqipëria përfiton ekonomikisht

schedule23:42 - 22 Shkurt, 2024

schedule 23:42 - 22 Shkurt, 2024

Avokati Edmond Petraj thotë se jusfikimet e Partisë Demokratike dhe Foltores për mos votimin e amnistisë penale, janë pretendime pa bazë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se kjo situatë po shkon më shumë në dëm të opozitës.

Sipas avokatit, burgjet janë të mbipopulluara dhe mbipopullimi ka kosto.

“Kam përshtypjen që kjo më duket më tepër si lojë tashmë. Më duket si një lojë, është një marrëdhënie porodecuriale, shtrirja duhet të jetë më e gjerë. Kjo pjesë e hequr nga rendi i ditës, do të ketë një rifkresim të amnistisë. Edhe pse opozita sot nuk e voton. Kjo më shumë po shkon në dëm të opozitës. Ata çfarë thonë në mëngjes, do e votojmë, vjen momenti dhe nuk e votojnë. Janë pretendime të kota. Nuk e shikoj të udhës që të mbahet kaq gjatë një amnisti. Kjo situatë duhet të merrte një lloj drejtimi. E shikoj një turp shumë të madh, kur të burgosurit janë dënuar për vepra penale, janë nëpër burgje, këta e anashkalojnë, njerin si pretendim që duan të nxjerrin zyrtarët e korruptuar.

Aty thuhet që Gjykata e Posaçme përjashtohet nga vendimet e dhëna. Burgjet janë të mbipopulluara, nuk e shikoj të udhës që organi i akuzës për çdo gjë jep arrest me burg, arrest në shtëpi. Duhet ribërë një lloj praktike e re. Mendoj që do të gjendet një moment i duhur dhe do të kalojë. Do të ketë një ribërje dhe do të kalojë në komision”, theksoi ai.

Lidhur me  ratifikimin në Kuvedin e Shqipërisë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Petraj deklaroi se e sheh pozitivisht dhe se vendi ynë do të përfitojë ekonomikisht.

“Ne duhet ta shikojmë në aspektin ekonomik. Qeveria shqiptare duhet të bëjë ndërgjegjësim më të madh. Nuk e shikoj negativisht këtë gjë. Ne jemi një shtet, që gjysmën e popullatës e kemi në emigrim. Kërkoj që të bëhet një ndërgjegjësim, të jepen reportazhe si do të jetë. Të marrë një lloj drejtimi situata. Unë e shikoj pozitivisht, nuk ka asnjë lloj dëmi”, tha avokati./abcnews.al