Gazetari Dritan Laci theksoi në studion e emisionit “360 gradë” se 2/3 e kriminelëve shqiptarë fshihen në Dubai. Ndërsa gazetari Trashgim Sokolaj shpjegoi se të paktën 40 shqiptarë, të cilët konsiderohen si kapo, ndodhen në Dubai. Aida Topalli shtoi se kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe një emër tjetër.
Dritan Laci: Dubai është parajsa fiskale e shumë kriminelëve jo vetëm shqiptarë por në mbarë botën. Në 20 vjeçarin e fundit, shumë kriminelë, sa i përket lodërve të trafikut të lëndëve narkotike fshihen në Dubai. 2/3 e kriminelëve shqiptarë sot fshihen në Dubai. Pas vitit 2030 kanë gjetur strehë në këtë oaz, që siguron kushte të mira përveç nxehtësisë që kanë filluar ta suportojnë. Atë që e bëjnë më të lehtë është një vend që nuk ka një konventë bilaterale penale përsa i përket ekstradimit. Për herë të parë që nga viti 2021, Dubai ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën.
Trashgim Sokolaj: Dubai ka ekstraduar në Belgjikë në dhjetor të vitit të kaluar një shqiptar. nuk ka sepse Dubai nuk e ka me shtete të posaçme me këtë gjë. E ka strategji të veten, sic është treguar liberal në pjesën e parave. Që mjafton të çosh para aty, nuk të kërkon burimin. Madje kthehet në një off shore vetëm brenda. Vetëm Dubai e di sesa para ke ti, e njëjta gjë vlen edhe në fushën penale. I vetmi shqiptar që është esktraduar nga Dubai është ekstraduar nga Belgjika por nuk është në bazë të një konvente të mirëfilltë ekstradimi por në bazë të një reciprociteti. Që do të thotë se Dubai nëse ka një person të arrestuar në Belgjikë e kërkon për ta ekstraduar ndërkohë Belgjika thotë se kam këtë të kërkuar që dua të ma dorëzosh. Rasti që po përmend është Franc Çopja i akuzuar për vrasjen e Arjan Spahiut në Elbasan.
Dritan Laci: Pse kriminelët shkojnë në Dubai? Sepse atje nuk është se cenohen nga bandat rivale. Mund të rrinë në një lagje dhe nuk cenojnë njeri sepse e dinë që kur shkaktojnë probleme brenda Dubait kthehen andej nga kanë ardhur. Dubai renditet i 57 në botë përsa i përket sigurisë. Dubai ka shërbyer si një lloj ombrelle për kriminelët.
Aida Topalli: Prej dy muajsh kësaj liste të të ikurve në Dubai i është shtuar edhe një personazh për të cilin nuk flitet shumë në media. Ka shkuar atje për shkak të rrezikshmërisë, pasi kishte një farë frike nga organet e drejtësisë shqiptare./abcnews.al