Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bujar Osmani, zgjedhja e duhur”, Koçi: Thyen paragjykimet se nuk mund të ketë president shqiptar

schedule16:35 - 22 Shkurt, 2024

schedule 16:35 - 22 Shkurt, 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të enjten ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill. Bëhet fjalë për Bujar Osmanin, i cili aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i BDI-së.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, analisti Melazim Koçi, e ka konsideruar një zgjedhje të duhur. Ai e ka cilësuar si një emacipim politik të faktorit shqiptar në Shkup dhe si pasojë janë thyer shumë paragjykime.

Është një zgjedhje shumë e duhur sepse zoti Osmani ka shumë përvojë tashmë disavjeçare si ministër i Punëve të Jashtme, ka pasur dhe poste të tjera. Unë mendoj që është një zgjedhje e mirë dhe unë këtë që është duke ndodhur në Maqedoninë e Veriut e konsideroi ecje në drejtim të empacipimit të metejshëm të faktorit shqiptar atje. Ai ka hapur rrugën dhe thyen paragjykimet e maqedonasve dhe të një pjese të shqiptarëve që nuk mund të ketë president shqiptar. Tashmë në këto 20 vite faktori shqiptar arriti atë që u duk e pamundur, të kenë kryetarin e parlamentit, pastaj kryeministrin pavarësisht se i kufizuar në aspektin kohor dhe tani pretendojnë presidentin. Unë mendoj që është shumë e qëlluar dhe se do t’ia dalim në këtë drejtim. Uroj mos të ketë interferime nga jashtë, qoftë nga Tirana, qoftë nga Prishtina”, u shpreh Koçi./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!