Skuqje dhe acarim të lëkurës/ Asfiksohen disa punonjëse të një kompanie në Fier. Shkak, kimikatet e përdorura për pajisjet e makinave

schedule21:37 - 21 Shkurt, 2024

schedule 21:37 - 21 Shkurt, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga asfiksimi i punonjësve të fabrikës së kompanisë Jura në Fier, e cila merret me prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike.

Shtatë punonjës kanë pësuar skuqje dhe acarim të lëkurës gjatë procesit të punës dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit. Shkak dyshohet të jetë bërë një reaksion mes kimikateve që perdoren për  pajisjet e makinave. Burime nga spitali thonë se gjendja e punonjësve është e qendrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre.

Fillimisht pasi kanë parë kolegët që shfaqen probleme shëndetësore punonjësit e fabrikës janë përfshirë nga paniku, por me sqarimin e gjendjes shëndetësore të grave që shkuan në spital, janë qetësuar dhe punonjësit e tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./abcnews.al