“Topçinjtë” e Arsenal do të përballen mbrëmjen e kësaj të mërkure, me një kundërshtar tejet të vështirë, siç janë edhe “Shqiponjat” e Porto, teksa në “Estadio Do Dragao”, djemtë e teknikut Mikel Arteta synojnë të rikthimin bindshëm në fazën e 1/16-ve, të UEFA Champions League, pas plot 7 viteve mungesë.
Siç e do zakoni para sfidës u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku i pranishëm, përveç teknikut, Mikel Arteta ishte edhe qendërmbrojtësi brazilian, Gabriel Magalhaes, i cili u shpreh se përballja e sotme, ndaj portugezëve do të një ndeshje shumë e vështirë, me lojtarë të mëdhenj.
“Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e vështirë, me lojtarë të mëdhenj. E dimë që është një skuadër me histori të gjatë në Champions. E dimë sa e vështirë do të jetë ndeshja, por po punojmë dhe jemi gati”,- u shpreh fillimisht qendërmbrojtësi brazilian.
Më tej gjatë konferencës, Gabriel foli edhe për eksperiencën e tij personale, teksa u shpreh se dita-ditës është duke u rritur si lojtar, teksa shtoi se nuk është aspak rastësi, që është pjesë e një klubi të madh, si “Topçinjtë” e Arsenal.
“Unë jam duke u rritur, duke punuar çdo ditë me shokët e skuadrës. Nuk është rastësi që jam këtu. Sigurisht që është një ëndërr të luaj në Champions League, por shpresoj se mund të ndihmoj ekipin tim”,- deklaroi Gabriel. /i.m /abcnews.al