Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të jetë në Greqi, për të marrë pjesë në samitin e katërt që zhvillon Bashkimit Evropian dhe Liga arabe me temë : Një partneritet startegjik.
Kreu i qeverisë shqiptare do të do të mbajë edhe një fjalim në këtë forum krahas liderëve të tjerë pjesëmarrës nga vendet e Bashkimit Evropian.
Mësohet se kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me homologun grek Kyriakos Mitsotakis për çështjet kryesore mes dy vendeve, siç është edhe çështja e detit. /abcnews.al