Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të pastojë mbetjet e organizatës FETO.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara me kreun e qeverisë shqiptare, Erdogan u shpreh se FETO, të cilën e ka shpallur organizatë terroriste, kërkon t’i hedhë hijë marrëdhënieve Shqipëri-Turqi.
Ndër të tjera, Erdogan deklaroi se lufta e Turqisë me FETO-n do të vazhdojë.
“Pjesë e agjendës sonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të Shqipërisë, e cila vazhdon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije mbi marrëdhëniet tona. Ne nuk do të lejojmë që kjo t’ia arrijë objektivat e saj dhe po ashtu ne shikojmë që edhe autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Në kuadër të mirëkuptimit, lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falënderoj për kontributin që ka dhënë fondacioni turk Maarif që vazhdon aktivitetin e arsimit në Shqipëri. Ne kemi bindjen se kjo mbështetje, ky kontribut do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksoi ndër të tjera Erdogan./abcnews.al.