Zgjedhjet europiane, republikanët francezë nuk do të mbështesin von der Leyen

schedule15:51 - 20 Shkurt, 2024

schedule 15:51 - 20 Shkurt, 2024

Kandidati i republikanëve francezë në zgjedhjet europiane, François Guazier Bellamy, ka bërë të ditur se partia konservatore nuk do të votojë për mandatin e dytë të Ursula von der Leyen si kryetare e Komisionit Europian.

“Ne nuk do ta mbështesim atë në zgjedhje, sepse besojmë se parimet e saj nuk janë në përputhje me atë që pret sot Europa”, tha Bellamy, duke shtuar se Von der Leyen nuk ishte republikane as në zgjedhjet e mëparshme në 2019, por ishte zgjedhja e presidentit francez Emmanuel Macron.

Republikanët kanë kritikuar presidenten e KE-së për politikën e saj mjedisore, për të cilën ata pretendojnë se ka shkaktuar pakënaqësi në të gjithë Europën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!