Talenti shqiptar, Indrit Tuci, ishte protagonist në fitoren e Lomotivës së Zagrebit kundër Istra. 19-vjeçari kuqezi shënoi golin e dytë në atë fitore 0-2, në sekondat e fundit të takimit. Edhe pse u aktivizua në minutën e 84-ët, Tucit i mjaftuan gjashtë minuta për të shënuar golin e parë me Lokomotivën.
Pas ndeshjes, Tuci foli për faqen zyrtare të klubit, ku shpreh: “Jam shumë i lumtur për golin e shënuar. Për momentin, ndihem shumë mirë. Shpresoj që ky gol të jetë fillimi dhe të shënoj edhe më shumë. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme, na dha tre pikë që i meritonim.
Përgjatë gjithë lojës, të gjithë shokët e skuadrës luftuan për të arritur te suksesi. Rikthehemi në Zagreb me tre pikë të plota dhe jemi shumë të lumtur për këtë gjë”, tha Tuci./abcnews.al
View this post on Instagram
Very happy for my first goal ⚽️ #greatfeeling #allglorytogod #moretocome @nklokomotiva ??