E veja e presidentit të ndjerë të Haitit, Jovenel Moise, e cila u vra në shtëpinë e tij në vitin 2021, është në mesin e më shumë se 50 personave të paditur nga një gjykatës në lidhje me vrasjen e tij.
Martine Moise bëri planet për të pasuar burrin e saj vetëm dy ditë pas vrasjes së tij. Provat për “përfshirjen e ish-zonjës së parë”, Martin Moise, në vrasjen e Jovenel Moise janë të mjaftueshme, theksohet raportin prej 122 faqqesh, duke theksuar se ajo që dëshmoi ish-zonja e parë “është plot kontradikta”.
Midis të pandehurve janë edhe ish-kryeministri i përkohshëm Claude Joseph dhe ish-shefi i policisë Leon Charles. Urdhri i gjykatës përmend prova të mjaftueshme edhe në rastet e tyre.
Më 7 korrik 2021, Jovenel Moiz u vra në banesën e tij private , në moshën 53-vjeçare, nga një grup prej më shumë se njëzet xhelatësh, kryesisht mercenarë kolumbianë, pa ndërhyrjen e truprojave të tij.
Marten Moise u plagos në sulm. Më 9 shkurt, Joseph Vincent, një amerikan i akuzuar për përfshirje në vrasje, u dënua me burgim të përjetshëm në gjyqin e tij në Florida.
Drejtësia amerikane ka proceduar penalisht 11 persona të akuzuar si të përfshirë në vrasje. Katër u dënuan me burgim të përjetshëm, përfshirë Joseph Vincent.
Sipas dokumentit të gjykatësit Haitian, zonja Moise komplotoi me ish-kryeministrin Joseph për të vrarë presidentin në mënyrë që ajo ta zëvendësonte atë.
/abcnews.al