“Vlerësimet e Blinken, përgjigje për akuzat ndaj Ramës për McGonigal”, Milo: Kur erdhi Albright në 2000, Meta u irritua sepse…

schedule20:56 - 19 Shkurt, 2024

schedule 20:56 - 19 Shkurt, 2024

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo ka deklaruar në emisionin “Real Story” se vlerësimet e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, ishin një përgjigje indirekte për akuzat që i bëhen kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”.

Sakaq, ai ka thënë se kur erdhi Madeleine Albright në vitin 2000, ka patur një irritim të kryeministrit Ilir Meta në adresë të deklaratave të saj për korrupsionin, aq sa ajo u detyrua dhe e mori mënjanë. Milo ka theksuar se Albright bëri vlerësim publik në parlament por jo me këto terma që dëgjuam nga Blinken.

Milo: Më lejo të shtoj që të gjithë sekretarët amerikanë të shtetit, abstragojnë nga mendimet dhe c’ka thënë presidenti Bush kur erdhi këtu, por të gjithë sekretarët amerikanë të shtetit, që nga 1991 që nga Baker kur ka ardhur, që në atë kohë kishte një qeveri të stabilitetit, me kryeministër Ylli Bufin, sapo kishte rënë qeveria Nano dhe ishte krijuar qeveria e stabilitetit, dhe edhe në atë kohë, Baker erdhi si i ftuar nga qeveria e stabilitetit. Mirëpo, në deklaratat e tij zyrtare nuk ka patur dhe nuk kishte si të kishte në atë kohë superlativa në vlerësim sepse Shqipëria sapo kishte nisur rrugën. Dhe të kthehem më pas në vizitat e tjera, sekretarët amerikanë të shtetit, kur ka ardhur këtu, në 1997 takimin e parë që Nano ka patur bashkë me mua në Madeleine Albright në Neë York, fundi shtatori fillimi tetorit 1997, aty ajo në biseda zyrtare ka patur qëndrime kritike në adresë të qeverisë të sapoformuar. Kur erdhi në vitin 2000 Madeleine Albright, ka patur vlerësime pozitive normale, për qeverinë e kryesuar nga Ilir Meta në atë kohë, madje aty ka patur edhe një debat të shkurtër brenda bisedimeve zyrtare, për cështje që kishin të bënin për luftën kundër korrupsionit dhe kush e luftonte më shumë dhe ka patur një irritim të kryeministrit Meta në adresë të deklaratave të saj, aq sa ajo u detyrua dhe e mori mënjanë për një takim kokë më kokë 5-10 minuta dhe ia sqaroi të gjitha gjërat. Ka patur një vlerësim publik që bëri në kuvend, por jo me këto terma që dëgjuam nga Blinken. Pra, shoh një ndryshim cilësor në vlerësimet publike amerikane që për mendimin tim analiza që duhet bërë është pse bëri në mënyrë të tillë superior. Ishin të nevojshme? Se ka një arsye pse i bëri, se të vijë sekretari shtetit dhe të adresojë nga Tirana për të zotin e shtëpisë vlerësim të tilla kaq të larta, sigurisht që njeriut i shkon në mendje cfarë e shqetësonte që i tha, ose cfarë rreziku e kërcënon kryeministrin Rama që partneri i tij jep deklarata të tilla.

Kontributet e qeverisë shqiptare në mbështetje të aksioneve të mëdha amerikane janë të njohura dhe vlerësohen por isha duke reflektuar dhe mundet që për dy arsye të tjera janë dhënë ato vlerësime. Është një përgjigje indirekte për akuzat që I bëhen Ramës për McGonigal. E dyta, Shqipëria dhe jo rastësisht ai erdhi në Ballkanin Perëndimor, vetëm në Shqipëri, duke ngritur staturën e kryeministrit dhe qeverisë shqiptare, rrit besueshmërinë e saj si një aktor rajonal kyc, për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor./abcnews.al