Policia kufitare greke ka dalë sërish në një njoftim të dytë lidhur me bllokimin e rrugëve për shkak të protestave të fermerëve në Greqi.
Një ditë më parë policia kufitare greke njoftoi qytetarët se rruga nacionale Kapllaq-Janinë do të bllokohej për rreth 3 orë si pasojë e protestave të fermerëve. Por duket se bllokimi i kësaj rruge do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, nga ora 10:00 deri në një njoftim të dytë.
Ndërkaq nënvizohet se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.
“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.
/abcnews.al/