VIDEO/ Monza “shkatërron” Milanin, kuqezinjtë mposhten me “poker”

schedule23:01 - 18 Shkurt, 2024

schedule 23:01 - 18 Shkurt, 2024

Monza ka mposhtur Milanin me rezultatin 4-2 në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin më të rrezikshëm në disa intervale.

Pak pa u futur në fundin e pjesës së parë, Malick Thiaw ndërhyri në zonë ndaj Andrea Colombos, për tu akorduar penallti pastaj me VAR. Nga pika e bardhë ishte i saktë Matteo Pessina i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e gjashtë të kohës shtesë të pjesës së parë, Monza shtoi epërsinë në 2-0 pas golit të Dany Mota.

Pastaj me të filluar pjesa e dytë, gjërat u bën më të vështira për Milanin, që mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq ndaj Luka Jovic.

Por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 65-të, Christian Pulisic asistoi te Olivier Giroud i cili shënoi për 2-1, për ta hapur ndeshjen.

Milani vazhdoi me sulme dhe në minutën e 88-të, arriti që t’i barazojë shifrat, kur Thiaw asistoi te Pulisic që shënoi për 2-2.

Por vendasit që kishin epërsinë numerike, arritën të kthenin sërish rezultatin me Warren Bondo për 3-2, pastaj me Lorenzo Colombo për fitoren 4-2.

Milani pas kësaj humbje, mbetet në vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Monza është e 11-ta me 33 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!