Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I përfshirë në organizatë kriminale për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Kamëz. Do të ekstradohet në Itali

schedule09:48 - 18 Shkurt, 2024

schedule 09:48 - 18 Shkurt, 2024

Një 41-vjeçar është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.

Pëllumb Suçi u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim  me disa shtetas të tjerë  krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 41-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!