Ministri Hasani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Diskutuam për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë

schedule08:56 - 18 Shkurt, 2024

schedule 08:56 - 18 Shkurt, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar takime me homologë në Mynih, gjatë zhvillimeve të punimeve për Konferencën e Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se fokus i bisedimeve ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, sipas krydiplomatit shqiptar, u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi nga Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schwarz, Ian Borg, Grlic Radman, ?? Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Elmedin Konaković, Eric Beißwenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns.
Diskutuam agjendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan Hasani në Facebook./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!