Bashkohet opozita shqiptare në RMV, këshilltari i Albin Kurtit pjesë e listave

schedule21:28 - 17 Shkurt, 2024

schedule 21:28 - 17 Shkurt, 2024

“VLEN”, kështu është emri i koalicionit të ri opozitar në maqedoninë e veriut. Katër parti shqiptare dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim në prag të fillimit të fushatës zgjedhore.

Nënshkrimi i marrëveshjes në Shkup u bë nga Arben Taravari nga aleanca për për Shqiptarët kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, udhëheqësi i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti si dhe nga Bekim Qoku përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi edhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Taravari, kandidat i opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, tha se betejën politike do ta zhvillojnë kundër, siç e quajti ai, sistemit të kalbur, i cili për 22 vite i i nënçmoi shqiptarët.

“Nuk dua të përmendi as kundërshtarë politik, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22 vjeçar e cila i mërgoi shqiptaret, i nënçmoi në çdo aspekt, i prishi dhe i shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin të shqiptaret, prandaj kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar”.

Lëvizja Vetëvendosja, që drejtohet nga Kurti, do të ketë anëtarë të saj në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.

Para shpalljes së kandidaturës, Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë opozitarë kishin një takim në Prishtinë me Kurti, ku temë debati kishte qenë edhe “nevoja” që shqiptarët të dalin me kandidat për president.

Në këtë mënyrë, Kurti, teksa po përballet me presione dhe kritika në lidhje me veprime te njëanshme në Kosovë, ka ndikuar edhe në përçarjen e  partive shqiptare ne maqedoninë e veriut./abcnews.al