Gjatë aksionit për mbjelljen e pemëve në Tiranë Kryetari I bashkisë së tiranës Erjon veliaj tha se synon që të shtojë në total 100 mijë fidanë. Ai kërkoi për këtë edhe mbështetjen e bizneseve
Deri në fund të sezonit të mbjelljeve bashkia synon ti shtojë Tiranës dhe 100 mijë fidanë të rinj. Kryebashkiaku Erion Veliaj e deklaroi gjatë aksionit të mbjelljeve në parkun e liqenit artificial.
“Edhe vetë e kisha harruar sa punë është bërë dhe sa mijëra pemë janë mbjellë në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. E kemi dyfishuar parkun, kemi liruar të gjitha hapësirat e zëna. Ne duam që deri në fund të kësaj stine të kapim targetin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella. Kemi kohë deri në prill për këtë”.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ftoi qytetartë dhe bizneset ti bashkohen kësaj nisme.
“E di që është shumë kollaj të jesh cinik, të rrish në internet apo të bësh analistin nga divani. Por, është shumë më e vështirë të marrësh lopatën dhe të mbjellësh pemë. Për të gjithë ata që thonë sa bukur ka dalë parku, duhet të dinë se parku nuk bëhet në një ditë. Parku është kontribut i qindra njerëzve, që kanë mbjellë mijëra pemë. Çdo ditë nga pak, për të arritur këtë progres”.
Parkut të liqenit artificial në Tiranë këtë fundjavë iu shtuan 79 pemë të reja.