Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tufinë të Tiranës. Mësohet një 18-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa dëshirën e saj. Gjithashtu, i riu ka rrahur dhe gruan e tij.
“18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al