Zëdhënësja e Alexei Navalny ka konfirmuar vdekjen opozitarit dhe ka kërkuar që trupi i tij t’i kthehet menjeherë familjes. Kira Yarmysh, tha se Navalny ishte vrarë dhe vdiq në orën 14:17 më 16 shkurt, në një postim në X.
Një punonjës i kolonisë tha se trupi i tij tani është në Salekhard.
“Tani po kryhen hetimet. Ne kërkojmë që trupi i Alexei Navalny t’i dorëzohet familjes së tij menjëherë”, tha ajo.
Alexey Navalny was murdered. His death occurred on February 16 at 2:17 p.m. local time, according to the official message to Alexey’s mother.
An employee of the colony said that the body of Navalny is now in Salekhard. It was picked up by investigators from the IC. Now they are…
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) February 17, 2024
Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ndërroi jetë ditën e djeshme në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin.
Kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.
Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.
/abcnews.al