Shehi “all in” kundër “së kaluarës”, publikohen formacionet e derbit, Partizani-Tirana

schedule18:16 - 16 Shkurt, 2024

schedule 18:16 - 16 Shkurt, 2024

Është padyshim “kryefjala” e javës së 24-të, të kampionatit shqiptar të futbollit. “Mitiku” i kryeqytetit, “Air Albania” do të presë edhe një tjetër herë, ekipet rekordmene të futbollit vendas, me “Demat e Kuq” të Partizanit, që do të përballen me rivalët e tyre historik, “Bardheblutë” e Tiranës, për herë të 166-të.

Sfidë tejet e veçantë pritet të jetë edhe për teknikun e Partizanit, Orges Shehi, me këtë të fundit, që deri pak muaj më parë ishte strategu i pankinës “Bardheblu”, mirëpo këtë të premte, duke i vendosur të mundë “të kaluarën”, teksa në formacionin zyrtar ka hedhur të gjithë kryesorët, me mesfushën që përbëhet nga Maguette, Murataj e Rrapaj, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Xhulian Skuka, Christian Mba e Tedi Cara.

Në krahun tjetër, tekniku Julian Ahmataj do të kërkojë fitoren e parë në karrierë në “Derbin e Madh”, të kryeqytetit, mirëpo ndryshe nga “Demat”, “Bardheblutë” pritet të kenë jo pak probleme në repartin ofensiv, sidomos pas largimit të Kaina e Florent Hasanit gjatë merkatos së dimrit, megjitahtë me emra si Lushkja, Abazaj e Liridon Latifi, nuk përjashtohet mundësia e një triumfi të madh, të Tiranës. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Sota, Sembene, Hadroj ,Atanaskoski, Maguette, Murataj, Rrapaj, Cara, Mba, Skuka.

Trajner: Orges Shehi

Tirana: Abdullahi, Përgjoni, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Deliu, Lushkja, Abazaj, Latifi.

Trajner: Julian Ahmataj