VIDEO/ “Verilindorët” i ndëshkon “e kaluara”, Teuta mund Kukësin në “derbin e mbijetesës”

schedule17:56 - 16 Shkurt, 2024

schedule 17:56 - 16 Shkurt, 2024

Humbjen e kësaj të premteje bëhen plot 6 të tilla radhazi, në elitën e Abissnet Superiore. “Verilindorët” e Kukësit kanë zhgënjyer sërish tifozët e tyre, teksa pasditen e sotme janë mundur në “Niko Dovana”, kësaj radhe, nga vendasit e Teutës, në sfidën e vlefshme, për javën e 24-t të kampionatit shqiptar të futbollit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga ish-“fantazisti” i sulmit të “Verilindorëve”, Ergys Peposhi, me 23-vjeçarin, prodhim i akademisë së Kukësit, i cili ekzekutoi më së miri, një 11-metërsh të akorduar në minutën e 51’-të të sfidës, duke i dhënë fitoren “Durrsakëve” të tij, në “Derbin e mbijetesës”, si dhe duke thelluar edhe më shumë krizën e skuadrës së Emiljano Çelës.

Falë këtij rezultati, Kukësi thellon krizën, teksa vijojnë të mbeten, në vendin e fundit të tabelës, me 19 pikë dhe vazhdon të rrezikojë seriozisht rënien në Kategorinë e Parë. Ndërkaq, skuadra e Teutës ngjitet në vendin e 8-të të tabelës, me 24 pikë, teksa ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës së “sigurisë”. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN

Goli i Ergys Peposhit