Shqetësimi i OKB-së: Shteti Islamik po “zë rrënjë” në Afrikën Perëndimore

schedule14:54 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:54 - 16 Shkurt, 2024

Zyrtarët e OKB-së shprehën të enjten shqetësimin për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Afrikën perëndimore, të lidhur me konsolidimin e grupit xhihadist Shteti Islamik (IS) dhe organizatave të lidhura me të.

“Pavarësisht progresit në adresimin e kërcënimit të paraqitur nga organizata, IS vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Sahel, zona të prekura nga aktiviteti i DEASH-it dhe organizatave të lidhura me të”, komentoi në Këshillin e Sigurimit Vladimir Vrankov, zëvendës sekretari i përgjithshëm i OKB-së i ngarkuar për luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se situata në këtë rajon është përkeqësuar muajve të fundit dhe po bëhet më komplekse, me konfliktet kombëtare lokale dhe rajonale dhe objektivat dhe operacionet e këtyre organizatave.

Organizatat pranë IS vazhdojnë të operojnë me gjithnjë e më shumë autonomi në krahasim me strukturën qendrore të DAESH-it”, gjë që ngre shqetësimin për shfaqjen e një zone të madhe paqëndrueshmërie nga Mali në kufirin nigerian”, tha ai duke iu referuar një raporti të fundit./abcnews.al