Vizita e Blinken, ‘ndihmesë’ për mandat të katërt? Kushi: PS ka ndezur motorët, ballafaqimin e kemi me qytetarët

schedule14:02 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:02 - 16 Shkurt, 2024

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi thotë se Partia Socialiste ka ndezur motorët për fitoren e një mandati të katërt.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kushi u shpreh se vizitat e tilla si ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, ofron siguri për vijimin e reformave, por nënvizoi se Partia Socialiste e ka ballafaqimin me qytetarët.

“Ne, për të fituar mandatin e katërt, kemi filluar tashmë punën. Zhvilluam një kongres në muajin dhejtor, po ashtu zhvilluam para pak ditësh Asamblenë Kombëtare, ku të gjithë raportuam mbi ecurinë e këtyre detyrave, janë lënë detyra të tjera. Ne i dimë shumë mirë detyrat që kemi për të përmbushur me sukses këtë mandat, por edhe për të kërkuar një mandat të katërt. Sigurisht që vizita të tilla, mbështetje të tilla ne na bëjnë që të jemi më të sigurt dhe të vijojmë në rrugë, por nesër ballafaqimin e kemi me qytetarët shqiptarë, do të na votojnë apo jo në raport me premtimet që kemi dhënë, me premtimet që kemi mbajtur, me progresin që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve.

Nuk i kemi të varura shpresat te vizita e zotit Blinken apo të ndërkombëtarëve në këtë aspekt, por ndjejmë përgjegjësinë e madhe që të punojmë për vijimin e reformave dhe detyrimin që kemi ndaj qytetarëve këtu”, theksoi ajo./abcnews.al