Kinematë e para në Shqipëri/ Abazi: Filmat u projektuan në shtëpinë e Kolë Idromenos

schedule10:16 - 16 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 16 Shkurt, 2024

Kinemaja ka qenë gjithmonë një fushë vërtetë intriguese, e cila ndër të tjera ka dhënë shumë mesazhe për popujt rreth kulturave të ndryshme.

LEXO EDHE:  Rrëfehet studiuesi Hoxha: Filmi i parë në Shqipëri u shfaq dy vite pas lindjes së kinemasë në botë

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, studiuesi i kinemasë, Abaz Hoxha ka treguar shumë detaje të panjohura për publikun. Ndër të tjera, ai ka zbuluar se filmat e parë në Shqipëri u projektuan në shtëpinë e Kolë Idromenos në vitin 1912. Ndërsa, sa i përket kinemasë së parë, ai tregoi se u ndërtua në Vlorë në vitin 1914.

Filmat e parë ishin të shkurtër të ngjarjeve të kohës, sidomos të ngjarjeve europiane. Ishte një dritare e çelur që njihej populli me qytetërimin europian. Fillimisht, janë shfaqur në shtëpinë e Kolë Idromenos në Shkodër. Roli që ka luajtur filmi në Shqipëri ka qenë i jashtëzakonshëm, shumëdimensional. Pra, fillesat e kinemasë i kemi në Shkodër në shtëpinë e Kolë Idromenos në 1912, më pas ndërtohet kinemaja e mirëfilltë në 1920 në Vlorë”, tha Abazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!