Ditën e djeshme qarkulloi lajmi i bujshëm, me Mbappe i cili i komunikoi klubit të tij francez se do të largohet në fund të sezonit kur t’i skadojë kontrata.
Sulmuesi francez e kompletoi komunikimin e tij me shkrim dhe tashmë ai është gati të transferohet në Real Madrid.
Kjo lëvizje e Mbappe, ka bërë që PSG të hidhet menjëherë në sulm për të gjendur zëvendësuesin e tij, dhe sytë janë nga kampionati italian i Serie A.
Al Khelaifi ka bërë gati listën e tij dhe përbëhet jo më shumë se tre emra. Victor Osimhen i Napolit, Rafael Leao i Milanit dhe Lautaro Martinez i Interit janë tre zëvendësuesit e preferuar të presidentit të PSG-së.
Nëse do të duan të marrin tashmë Osimhen, PSG do të duhet të paguajë klauzolën e tij prej 130 milionë eurove. Për Leao, do t’i duhet të paguajë plot 175 milionë euro për të thyer klauzolën e tij, ndërsa për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, është pak më e ndërlikuar, pasi argjentinasi ka refuzuar ekipe si Barcelona vetëm për të qëndruar tek zikaltërit./h.ll/abcnews.al