Leicester City shkroi historinë të premten në mbrëmje. “Dhelprat” fituan 0-9 kundër Southampton, duke regjistruar triumfin më të thellë në transfertë në historinë e Premier League. Me një rezultat të tillë ka fituar edhe Manchester United përballë Ipswich në vitin 1995, me ndryshimin e vetëm që “Djajtë e Kuq” fituan në shtëpi.
Në të dy ndeshjet në portën e fituesve ka qenë një Schmeichel. Të premten Kasper, ndërsa 24 vite më parë babai i tij, Peter Schmeichel. Një rekord fantastik i vendosur nga babë e bir. Por, jo gjithmonë, babai dhe djali i tij mund të përmenden për mirë.
Në portën e Southampton të premten kundër Leicesterit ishte Angus Gunn. 23-vjeçari anglez ishte i pafat dhe pësoi 9 gola. Edhe babai i tij ka luajtur në të njëjtin rol, madje ka qenë një legjendë e Norwich.
Bryan Gunn luajti 12 vite me Norwich dhe në vitin 1992 pësonte 7 gola në një Blackburn-Norwich, përballje që përfundoi 7-1 për vendasit. Nëse dyshja Schmeichel festoi dy fitoret 9-0, portierët Gunn bëhen dyshja e parë babë e bir që kanë pësuar të paktën 7 gola në një ndeshje të vetme në historinë e Premier League. /abcnews.al
Leicester 0-9 Southampton (Angus – 2019)
Blackburn 7-1 Norwich (Bryan – 1992)