Nuk ka përfunduar vetëm përballja Feyenoord-Roma, nga katër sfidat e para e raundit të 1/16-ve, të UEFA Europa League, teksa rezultate spektakolare, mund të thuhet se kanë prodhuar të gjitha ndeshjet e kësaj të enjteje, me tre sfidat e mbetura, që kanë prodhuar në total, plot 9 gola, si dhe kanë dhuruar jo pak supriza.
Kështu, në “Estadio da Luz”, “Shqiponjat” e Benfica kanë arritur një fitore të madhe, përballë francezë të Toulouse, me “fantazistin” argjentinas, Angel Di Maria, që realizoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat 68’ e 98’, për të nxjerrë të “pavlefshëm” golin e Desler, të shënuar në
Në përballjen tjetër, atë të “Estadio Municipal de Braga”, vendasit e Braga kanë zhgënjyer totalisht teksa janë mundur me “poker”, nga azerët e Qarabag, skuadër pjesë e së cilës është ish-“bomberi” i Tiranës, Redon Xhixha. Banza e Joao Moutinho shënuan për vendasit por këto gola nuk mjaftuan, me Jankovic, në minutën e 21’-të, Juninho, në minutën e 65’-të, si dhe një dopietë e Zoubir, në mintuat 54’ e 69’ siguruan fitoren e thellë, 2 me 4, të miqve.
Ndërkaq, në përballjen e fundit, atë të “Stade Bollaert-Delelis”, vendasit e Lens nuk kanë shkuar më shumë se barazimi “i bardhë”, 0 me 0, ndaj “Shqiponjave Bardhezi”, të Freiburg, me gjermanët që ishin padyshim dominantë në këtë sfidë me plot 17 raste shënimi, por sërish francezët arritën të rezistonin, duke mbajtur gjithçka të hapur për kualifikimin, në 1/8-at.
Tashmë për të “vulosur” përfundimisht të kualifikuarit për në raundin e radhës, të UEFA Europa League do të shërbejnë ndeshjet e kthimit, ku deri më tani mund të themi se të vetmet skuadra “të kualifikuar”, së bashku, me “Kuqezinjtë” e Milan dhe portugezët e Sporting Lisbon janë azerët e Qarabag megjithatë gjithçka do të vendoset mbrëmjen e 22 shkurtit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT
Benfica 2 – 1 Toulouse
Braga 2 – 4 Qarabag
Lens 0 – 0 Freiburg