Çështja “Beleri” përplas gazetarin dhe avokatin: Procesi i parregullt prej fillimit, s’ka prova

schedule22:11 - 15 Shkurt, 2024

schedule 22:11 - 15 Shkurt, 2024

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe 2 vite burg për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin.

Ata u kapën në flagrancë duke kryer shit-blerje votash, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kjo temë u shtrua në panelin e diskutimit në emisionin “360 gradë”, të drejtuar nga Artur Zheji në ABC News.

Gazetari Dritan Laçi, tha se provat që ka paraqitur organi i akuzës e “gjymtojnë” Fredi Belerin dhe e bëjnë atë përgjegjës përballë veprës penale, siç është përfshirja në krim zgjedhor.

“Provat që ka paraqitur organi i akuzës, e gjymtojnë personazhin e Fredit Belerit për sa i përket asaj që quhet krim zgjedhor”, tha Dritan Laci.

Avokati i Blerit, Eugen Gjyzari, në replikë me gazetarin Laçi tha se nuk ka asnjë provë, e cila e implikon klientin e tij në krim zgjedhor.

Sipas tij, i gjithë procesi është kryer në mënyrë të paligjshme prej fillimit dhe deri tani teksa organi i akuzës ka kërkuar që Beleri të dënohet me burg për krim zgjedhor.

“Ka dyshime se punonjësit e policisë, që ky personazhi që e kanë infiltruar që ka qenë disa herë i dënuar, ky ka grabitur dhe është dënuar me gjashtë muaj burg. Ky është një njeri që e përdorin, është gati të bëjë edhe krime të tjera se mbulohet nga Policia, është paguar nga fondi sekret i Policisë. Kanë dalë prova në gjyq. Kjo është fabula e ndërtuar keq për Fredi Belerin. Është një dosje e ndërtuar keq dhe nuk kanë provë. Të gjithëve duhet të në preokupojë mënyra se si i bëhet një njeri prej fillimi deri tani proces i paligjshëm. Që te urdhri i regjistrimi, te caktimi i prokurorëve dhe kjo duhet të na preokupojë se mund të na ndodhin dhe ne ”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!