Ditën e enjte, do të luhen ndeshjet me eliminim direkt të Europa League, pra raundi i 1/16-ave.
Në këtë fazë të njohur si “play off”, luajnë ekipet që kanë përfunduar në vendine tretë të Champions League kundër ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet e Europa League. Fituesit e këtyre ndeshjeve do të ndeshen me fituesit apo vendet e para të grupeve në një short të ri për ndeshjet e fazës së 1/8-ave.
Feyenoord-Roma, Galatasaray-Sparta Prague, Shakhtar Donetsk-Marseille dhe Young Boys-Sporting janë katër ndeshjet e para të ditës, pasi do të startojnë nga ora 18:45. Në mbrëmje, gjatë orës 21:00, do të luhen edhe katër ndeshje të tjera. Milan-Rennes, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Lens-Freiburg janë përballjet e mbrëmjes./ h.ll/abcnews.al