Maqedoni e Veriut, Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare

schedule09:05 - 15 Shkurt, 2024

schedule 09:05 - 15 Shkurt, 2024

Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare Lidhja Europiane për Ndryshim. Emri i tij u vendos pas bisedimeve brenda kësaj lëvizjeje që grupon Lëvizjen Demokratike, Besën dhe Alternativën.

Promovimi i Taravarit do të bëhet paraditen e së enjtes në orën 10:00 në sheshin e Gostivarit.

Këto lëvizje vjen pasi Taravari shprehu qëndrimin e tij që të mbështeste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare opozitën shqiptare.

Kujtojmë që Arben Taravari, para disa ditësh, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se partia e tij do të shkojë në zgjedhjet kuvendare në koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që shkaktoi edhe përçarje në partinë e tij./abcnews.al