Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkohej nga United, “ylli” i La Liga në “radarët” e Tottenham

schedule23:28 - 14 Shkurt, 2024

schedule 23:28 - 14 Shkurt, 2024

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku e kërkoi për një kohë të gjatë Manchester United e tashmë është Tottenham që po tenton ta transferojë në Premier League, me drejtuesit e Spurs, që kanë paraqitur një ofertë te Barcelona për blerjen e mesfushorit holandez gjatë merkatos verore, plot 60 milionë euro përfshirë bonuset, është propozimi i klubit londinez.

Ndërkohë që 26-vjeçarin e pret një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, por vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

Mesfushori është pjesë e kombëtares holandeze prej shtatorit të vitit 2018 dhe deri tani numëron 54 ndeshje dhe 2 gola me kampionët në fuqi të Spanjës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!