Kurti në ABC News: I besoj Ramës kur thotë që është kundër shkëmbimit të territorit

schedule20:23 - 26 Tetor, 2019

schedule 20:23 - 26 Tetor, 2019

Në një intervistë ekskluzive përballë gazetares Mirela Milori kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli për takimin me kryeministrin Rama. Kurti thotë se e beson Kryeministrin Rama që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.

“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë.

Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim. Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta jonë na imponojnë që të bahskëpunojmë si dy qeveri më mirë. Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”.

Sipas tij intervista e kryeministrit Rama për një gazetë zvicerane, ku shprehej se ishte natyrale për të patur dhe korrektime të vogla mes Kosovës e Serbisë, Kurti e sheh si mbështetje për presidentin e Kosovës, ndërsa shton se Rama duhet t’i përmbahet fjalës së tij të parë kur tha: “President Vuçiç njihe pavarësinë e Kosovës”.

“Konsiston te mbështetja për Presidentin e Kosovës që mbështeti dhe shpalli veriun si dhuratë të ministrit famëkeq Ramkoviç dhe provoi ta bëjë më të gjerë dhe legjitim aventurën e tij personale, akrobacionin e rrezikshëm në këto pazare me serbinë. Konsiderohej korrigjim i dhimbshëm pse do të duhej të quhej korrigjim dhe në anën tjetër kishim Vuçiç që e qunate me një fjalë “rasgranishenje”, në serbisht i bie delimitim, përkufizim, përcaktim kufijsh, prakoncepti i Vuçiçit është racist, dhe kryeministri i Shqipërisë nuk i dilte dot kudnër Presidentit të Kosovës dhe unë mendoj se Rama duhet t’i përmbahet fjalës së tij të parë kur tha: “President Vuçiç njihe pavarësinë e Kosovës”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!