Interi nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi kundër ekipit të Parmës. Edhe pse kaluan të parët në avantazh, me anë ë Candreva (20′), zikaltëarit nuk arritën të mbanin ndeshjen në kontroll, pasi miqtë përmbysën gjithçka shumë shpejt.
Fillimisht, ishte ish-lojtari i Interit, Karamoh, ai që barazoi (26′), pas një gabimi të Brozovic në mesfushë. Katër minuta më vonë, Gervinho do të përmbyste gjithçka, duke shokuar të gjithë të pranishmit në “San Siro”.
Në pjesën e dytë, pritej reagimi i zikaltërve dhe Lukaku bëri shumë mirë në minutën e 51-të. Sulmuesi belg arrin të mposhtë portierin e Parmës dhe rivendosi ekuilibrat, por në 40 minutat e mbetura, Interi nuk ia doli të gjejë një gol fitoreje, duke marrë vetëm një pikë nga kjo sfidë./abcnews.al
Serie A, java 9
Inter – Parma 2-2
Candreva 20′, Lukaku 51′ / Karamoh 26′, Gervinho 30′