Policia Kufitare në Qafë-Thanë, ka ndaluar në hyrje të Shqipërisë shtetasin bullgar të shpallur në kërkim. Ai është 52 vjeçari me iniciale G.K. banues në Bllagoevgrad të Bullgarisë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. /abcnews.al