Autoritete turke kanë arrestuar një shtetas rus i cili dyshohet se punonte në një termocentral bërthamor në ndërtim. I arrestuar dyshohet se punon për Shtetin Islamik.
I dyshuari u kap duke punuar me një identitet të rremë në termocentralin bërthamor Akkuyu në provincën mesdhetare të Mersinit, në bregdetin jugor të Turqisë.
Kujtojmë se javën e kaluar, ministri i Brendshëm i Turqisë, tha se policia turke kishte arrestuar 147 persona të dyshuar për lidhje me shtetin islamik./abcnews.al