Tifozët zikaltër duhet të presin, shtyhen vizitat mjekësore të Taremit me Interin

schedule11:43 - 13 Shkurt, 2024

schedule 11:43 - 13 Shkurt, 2024

Për momentin gjithçka është shtyrë dhe ka ndodhur për respekt. Fluturimi që duhej të bënte Taremi mëngjesin e sotëm për në Itali dhe të kthehej më pas në Portugali, është anuluar. Kjo do të thotë se Mehdi Taremi nuk do të kryejë ditën e martë vizitat mjekësore me klubin e Interit dhe as nuk do të nënshkruajë kontratën e tij.

Megjithatë, Taremi është një lojtar i Interit tashmë edhe pse jo në një mënyrë zyrtare. Ai do të jetë një lojtar i Interit që nga korriku, atëherë kur kontrata e tij të skadojë me klubin portugez të Portos.

Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës të sulmuesit iranian me Interin janë shtyrë për shkak për të shmangur bujën mediatike. Por gjithashtu edhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e tij të fundit me Porton, dhe të mos ketë mendjen nga Interi deri në përfundim të kontratës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!