“Në Shqipëri kanë mbetur vetëm dy bizantologë”, Rembeci tregon pse vendosi të studionte këtë periudhë historike

schedule10:00 - 13 Shkurt, 2024

schedule 10:00 - 13 Shkurt, 2024

Sokol Çunga dhe Andi Rembeci janë dy studiuesit e vetëm bizantolog që ka në Shqipëri. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ka deklaruar se arsyeja ka të bëjë me rrethanat, pasi janë ato që diktojnë këtë lloj realitetit.

Sakaq, ai ka treguar se pse vendosi ta studionte këtë periudhë historike, duke e thelluar edhe më shumë dijen e tij.

Rrethanat diktojnë këtë lloj realiteti. Është histori e gjatë, fillon vite e vite përpara. Interesi ishte për të studiuar një periudhë historike, që lidhet dhe me filologjinë dhe me historinë njëherazi. Ishte pak e prekur dhe shumë shpesh e ndeshur në hapësirën shqiptare, që ishte periudha kulturore bizantine dhe pas bizantine, që ne e kemi shumë të dendur. Ideja për të kuptuar, përtej asaj që shikoja, ishte një nga shtysat kryesore, që më bëri që të studioja dhe filologjinë, pastaj dhe historinë në periudhën bizantine dhe pas bizantine këtu dhe jashtë Shqipërisë. Arrita që të merrja një formim në këtë drejtim dhe përpiqemi që të kontribuojmë duke zbuluar, studiuar, duke njohur dhe ne vetë aspekte të ditura dhe jo të ditura të shqiptarëve, brenda kësaj periudhe të gjatë dhe të rëndësishme historike”, u shpreh Rembeci./abcnews.al