Houthi sulmon një anije që ishte nisur drejt Iranit

schedule09:11 - 13 Shkurt, 2024

schedule 09:11 - 13 Shkurt, 2024

Ushtria amerikane tha se lëvizja rebele jemenase Houthi ka lëshuar raketa drejt një anijeje tregtare në jug të brigjeve të Jemenit, që ishte nisur drejt Iranit.

Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit.

“Më 12 shkurt, nga ora 03:30 deri në 03:35 [sipas kohës lokale në Sana], militantët e Huthit, të mbështetur nga Irani gjuajtën dy raketa nga zonat që i kontrollojnë në Jemen drejt Baba al-Mandeb”, tha Komanda Qendrore amerikane në X, që më herët njihej si Twitter.

Firma e sigurimit, Ambrey, tha se anija ishte e regjistruar në ishujt Marshall, dhe ishte në pronësi të Greqisë. Ajo u “sulmua nga raketat në dy incidente të ndara” që ndodhën brenda 20 minutash.

“Raportohet se u godit dhe pësoi dëme”, tha Ambrey, duke shtuar se një ekip i armatosur i sigurisë private ishte në bordin e anijes.

“Grupi i pronarëve ishte i listuar në indeksin amerikan të bursave, NASDAQ, që dyshohet të jetë arsyeja e sulmit”, tha kjo kompani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!