Franca i ka dërguar një propozim Libanit që do të bënte që luftëtarët e Hezbollahut të tërhiqen nga kufiri jugor i vendit me Izraelin dhe të zgjidhin territorin e diskutueshëm, sipas Reuters.
Agjencia e lajmeve ka parë dokumente që sugjerojnë se njësitë e Hezbollahut do të lëviznin 10 km më larg nga kufiri.
Plani synon t’i japë fund luftimeve midis Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe trupave të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në kufi, të cilët shkëmbejnë rregullisht raketa dhe sulme ajrore.
Dokumenti, i dorëzuar në Bejrut, synon të parandalojë një konflikt “që rrezikon të dalë jashtë kontrollit”.
Më tej, ai flet për “një armëpushim të mundshëm, kur kushtet janë të përshtatshme” – dhe në fund parashikon negociatat mbi kufirin e kontestuar tokësor midis Libanit dhe Izraelit.
Hezbollahu ka refuzuar zyrtarisht negociatat për një de-përshkallëzimin deri në përfundimin e luftës në Gaza./abcnews.al