Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Mësohet se Xhonatan Haxhiaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2” si i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Kështu numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni në Durrës ka shkuar në 52. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al