Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Analisti Meçe ‘skanon’ vizitën e Blinken në Tiranë: Faktori shqiptar në rajon, stabilizues dhe vendimtar

schedule23:43 - 12 Shkurt, 2024

schedule 23:43 - 12 Shkurt, 2024

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, analisti Arben Meçe ‘skanoi’ vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken  që pritet të zhvillojë në Tiranë, duke thënë se vizita e tij është një mesazh i qartë dhe se tregon se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së politikës amerikane.

Më tej analisti Meçe u shpreh se faktori shqiptar në rajon ka treguar që është stabilizues dhe vendimtar.



“Në qendër të vëmendjes të politikës së jashtme amerikane është Shqipëria sepse po merr rol shumë aktiv në rolin gjeopolitik, në marrëdhëniet me SHBA. Ka drejtuar për një periudhë të caktuar vendimmarrjet të Këshillin e Sigurimit, Faktori shqiptar ka qenë evident dhe i dukshëm. Ka një partneritet shumë të fuqishëm ushtarak mes Shqipërisë dhje Amerikës. Në Shqipëri në këto momente që flasim është bërë aktive një nga bazat e SHBA në Kuçovë, një nga pikat më serioze të operacioneve ushtarake amerikane. Faktori shqiptar në Ballkan është faktori më stabilizues”, ka thënë më tej Meçe.

Asambleja e PS dhe rizgjimi i socialistëve;

Arben Meçe: Ishte një mbledhje punë organizative dhe nuk ishte asnjë mesazh politik. Nuk ishte një asamble ku do të trajtohej një program politik, por synimi kryesor shihet që Rama tenton  gjithë atë plogështi që sjell pushtetit të fillojë ta lëvizi. Rama problemin nuk e ka me opozitën, por të administrojë jetëgjatësinë në pushtet. Pasi kjo jetëgjatësi në pushtet në çdolloj parimi, njohja e rrezikut që është real pasi dhjetëra ministra janë objekt të SPAK, kjo jetëgjatësi e pushtetit, ka bërë që të bëjë lëvizjen brenda PS. Pra që ky grupim politik të zhvillojë brenda vetvetes një luftë të brendshme që të mos e lërë kolesterolin e pushtetit të jetë prezent në trupin e kësaj partie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!