Egjipti ka rritur fortifikimet përgjatë kufirit me Gazën dhe ka vendosur më shumë trupa si një “masë paraprake” përpara një operacioni të pritshëm tokësor izraelit.
Pikat e kontrollit që çojnë në pikën kufitare Rafah në anën egjiptian u rritën me më shumë trupa ushtarakë dhe zonat përreth rrugës kryesore do të përgatiteshin për vendosjen e tankeve dhe makinerive ushtarake, shkruan CNN.
Në internet janë publikuar pamje të automjeteve ushtarake të parkuara përgjatë rrugës që të çon në kufi. Helikopterët ushtarakë egjiptianë janë parë gjithashtu duke fluturuar në anën egjiptiane në tre ditët e fundit, sipas një dëshmitari okular në Egjipt dhe videove të mediave sociale të xhiruara nga ana e kufirit në Gaza. /abcnews.al

