Dhjetëra protestues po bllokojnë kamionët me ndihma jetike humanitare që të hyjnë në Izrael nga Egjipti në pikën kufitare Nitzana, raportoi gazeta izraelite Haaretz.
Javët e fundit, ka pasur protesta të rregullta për të bllokuar ndihmën për Rripin e Gazës, veçanërisht në pikën kufitare Karam Abu Salem , i njohur si Kerem Shalom në Izrael.
Protestuesit shpesh përfshijnë anëtarë të familjeve të robërve që mbahen nga Hamasi, të cilët kërkojnë që lirimi i tyre të bëhet përpara se të kalojë çdo ndihmë humanitare.