Turqia: Të shqetësuar për sulmet në Rafah, ndërkombëtarët të ndalojnë Izraelin

schedule13:51 - 12 Shkurt, 2024

schedule 13:51 - 12 Shkurt, 2024

Ministria e Jashtme turke ka shprehur shqetësimin për ofensivën e Izraelit në qytetin jugor të Rafahut në Gaza. Në deklaratën e ministrisë, nënvizohet se sulmet e vazhdueshme përkeqësojnë tragjedinë njerëzore në Gaza dhe do të rrezikojnë përpjekjet për një armëpushim të qëndrueshëm në rajon.

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar nga sulmet në rritje të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut, pas shkatërrimit dhe masakrave që tashmë janë shkaktuar në Rripin e Gazës.”, tha ministria.

“Turqia e konsideron operacionin e Izraelit në Rafah pjesë e një plani për të dëbuar popullin e Gazës nga toka e tyre dhe nis një apel ndaj komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të marrë masat e nevojshme për të ndaluar Izraelin”, thuhet më tej në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!