Rivalet shkojnë e vijnë, por ato mbeten.
Kjo mund të thuhet për basketbollistet e Flamurtarit, që vazhdojnë të jenë në majë të këtij sporti në Shqipëri.
Vajzat vlonjate kaluan së fundmi një provë të vështirë, ndaj atij që në fillim të sezonit cilësohej si kundërshtari kryesor, dhe që mbetet I fortë.
Partizani, megjithatë doli i mundur me rezultatin 69-74 nga Pallati i Sportit “Flamurtari”.
Ishte një përballje ku mikeshat nga Tirana luajtën më mirë në periudhën e parë, por reaguan fort në dy të tjerat.
Kthesa e vajzave të kuqe në periudhën e katërt nuk mjaftoi për të fituar.
Më e mira në fushë ishte amerikania e Flamurtarit, Keron Uilliams, me 27 pikë, e ndihmuar nga Henderson me 19 dhe Kërberg me 15.
Partizani u udhëhoq sërish nga të huaja si Xhejkobson me 20 pikë, Fi me 14 dhe Omerbashiç me 10 pikë, ndërsa Lalaj ishte shqiptarja e vetme e dalluar me 14 pikë.
Skuadra e trajnerit Agim Dalipi kryeson Superligën e basketbollit për femra me 12 fitore e vetëm një humbje, duke pasur pranë Tiranën e Partizanin.
Vendi i parë do ta ndihmojë në plej of ndërsa vlonjatet synojnë titullin e 26-të në histori dhe të 10-it në 11 vitet e fundit./ h.ll/abcnews.al